• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Blatter: Një spanjoll duhet të fitojë “Topin e Artë”

Publikuar: 06.09.2012 - 17:57

Zürich, 6 shtator – Presidenti i FIFA-s, Sep Blatter është i mendimit se një lojtar i përfaqësueses së Spanjës duhet ta fitojë “Topin e Artë” këtë vit. 76 vjeçari nuk e ka fshehur admirimin e tij për përfaqësuesen e Spanjës dhe lojtarët e saj, në një intervistë dhënë për “Marca”.

“Më pëlqejnë shumë futbollistët e Spanjës. Mendoj se një lojtar spanjoll duhet të përzgjidhet për “Topin e Artë”, për suksesin që ata e arritën këtë vit në Kampionatin Evropian. Por ne nuk influencojmë dot në votim”, pranoi ai.

“Casillas dhe Xavi personifikojnë vlera të rëndësishme rreth punës së palodhur dhe ajo mund të sjellë suksesin. Ata përfaqësojnë gjithashtu edhe sistemin e shkëlqyer të futbollit të moshave në Spanjë, një sistem që ka ndihmuar të bashkojë këtë komb”.

“Ata të dy janë profesionistë të shkëlqyer në fushë dhe nuk janë më ndryshe jashtë saj. Por kemi ende shumë për të parë, para se të themi se Spanja e tyre është kombëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”, deklaroi Blatter.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell