Button fiton për herë të parë në Belgjikë

Artikujt tjerė
- Button fiton për herë të parë në Belgjikë
- Guardiola në krye të Bayernit?
- Sa para kurseu Interi nga largimet e lojtarëve
- Allegri: Ndoshta do ta fitojmë titullin në Serie A
- Balloteli do të operohet më 4 shtator
- Maradona ambasador nderi i Dubait
- Wenger se ka ndërmend të largohet nga Arsenali
- Reali në pole position për blerjen e Balet
- City ka probleme me realizime golash
- Chelsea do të ofrojë 60 milionë euro për Falcaon
Spa, 2 shtator - Piloti i McLaren Mecedes, Jenson Button triumfoi në garën e 12-të të kampionatit të këtij viti në Formula 1, që u zhvillua për Çmimin e Madh të Belgjikës.Për britanikun kjo është fitorja e dytë në këtë sezon dhe e 14-ta në karrierën e tij, por ky triumf u bë edhe më i ëmbël pasi që kjo ishte gara e 50-të e Buttonit me bolidin e McLaren Mercedesit.
Britaniku u shpall fitues pasi që e përshkroi shtegun "Spa Frankorshamp" për një kohë prej 1 orë e 29 minuta e 8.53 sekonda.
Vendin e dytë me 14 sekonda pas tij e zuri kampioni aktual, Sebastian Vettel i Red Bullit, ndërsa i treti ishte Kimi Raikkonen i bolidit Lotus.
Britaniku ka dominuar tërësisht shtegun legjendar, ku deri më sot ai rezultatin më të mirë e ka pasur si i treti.
Kampionati i këtij viti në Formula 1 do të vazhdojë javën e ardhshme me Çmimin e Madh të Italisë, që do të zhvillohet në shtegun legjendar të Monzas.







