Sa para kurseu Interi nga largimet e lojtarëve

Artikujt tjerė
- Sa para kurseu Interi nga largimet e lojtarëve
- Allegri: Ndoshta do ta fitojmë titullin në Serie A
- Balloteli do të operohet më 4 shtator
- Maradona ambasador nderi i Dubait
- Wenger se ka ndërmend të largohet nga Arsenali
- Reali në pole position për blerjen e Balet
- City ka probleme me realizime golash
- Chelsea do të ofrojë 60 milionë euro për Falcaon
- Capello lë jashtë kombëtares Arshavinin
- Clijters i jep fund karrierës prej tenisteje profesioniste
Milano, 2 shtator - Revolucion total. Interi është gati të nisë një cikël të ri, pas një vere ku është limuar një pjesë e mirë e shifrave stratosferike që presidenti Massimo Moratti paguante për pagat e futbollistëve të tij. Ashtu siç shkruante dje e përditshmja Corriere dello Sport, me lëvizjet e urdhëruara sivjet nga bosi zikaltër është kaluar nga 170 milionë euro paga vjetore në 140 milionë, ndërkohë që vitin e ardhshëm kjo shifër pritet të bjerë deri në 120-130 milionë euro, duke kujtuar që vetëm dy vite më parë zikaltrit paguanin saktësisht 200 milionë. Vetëm nga zgjidhja e disa kontratave afatgjata dhe disa largimeve janë kursyer mbi 50 milionë euro.
Konkretisht, 9 milionë euro nga kontrata me ish-sulmuesin Diego Forlan, 5.6 milionë nga sulmuesi tjetër Giampaolo Pazzini, 19 milionë nga largimi i portierit Julio Cesar dhe 13.5 nga Lucio. Por, gjithsesi, ulja e pagave nuk do të përfundojë këtu, sepse nga sezoni i ardhshëm presidenti Moratti do të mbledhë të gjithë senatorët e tij, Sneijderin (4.5 milionë euro në sezon), Militon (5.1 milionë euro në sezon) e Cambiasson (4 milionë euro në sezon), që ti ulin pagat deri në 3 milionë, aq për sa firmosi edhe Antonio Cassano. Në fakt, këto paga që ai do ofrojë do ta kapërcejnë gjithsesi murin prej 3 milionë eurosh, por vetëm duke u ofruar futbollistëve bonuse në bazë të rendimentit dhe arritjeve e trofeve që do të realizojë klubi. Në këtë mënyrë, Moratti jo vetëm që do të forcojë lidhjet e tij me investitorët kineze, por së bashku me ndërtimin e stadiumit të ri do ti sigurojë Interit një të ardhme milionere, kursime të rëndësishme për blrje dhe mbajtjen larg të rreziqeve që mund të vijnë nga ligjet e ashpra të UEFA-s, lidhur me Fair- Play-in financiar.







