Klitschko ua ka vënë syrin Lojërave Olimpike në Rio

Artikujt tjerė
- Cilat janë të rejat e fundit në tregun e transfereve në Evropë
- Klitschko ua ka vënë syrin Lojërave Olimpike në Rio
- Martinez, transferimi rekord i Bayernit
- Lampard planifikon të bëhet trajner i Chelseat
- Shoqet e ngushta bëhen kundërshtare
- Reali fiton Superkupën e Spanjës
- Baseli i dy ish-futbollistëve shqiptarë nuk depërton në CHL
- Gruaja i thotë Kakas në Madrid ose në Brazil!
- Fiorentina blen Dimitar Berbatov
- Gara me 16 pacientë shënon fillimin e Lojërave Paralimpike
Hamburg, 30 gusht - "Unë po e zhvilloj përballjen time të 62-të. Është çmenduri se si kalon koha", thotë kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Vladimir Klitschko (36), i cili po shënon fitore pas fitore. Më 10 nëntor ai do të mbrojë titujt e tij (WBA, WBO, IBF e IBO) në Hamburg kundër polakut Mariusz Wach (32). Me 202 centimetra, polaku Wach është plotë katër centimetra më i gjatë se Klitschko.
Klitschko synon të shemb këtë "mur" të quajtur Wach. Dhe pasi ta shemb atë, ai tregon për synimin e tij të madh për fund të karrierës - të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro në vitin 2016.
"Ideja më ka ardhur gjatë Lojërave Olimpike në Londër këtë verë. Në Brazil në vitin 2016 për herë të parë do të mund të boksojnë amatorët dhe profesionisët. Unë dua të jem në Rio de Janeiro dhe të fitojë edhe një të artë olimpike", thotë Klitschko.
AIBA ka mundësuar që në LO "Rio 2016" të marrin pjesë edhe boksierët profesionistë, për të rritur nivelin e turneut olimpik të boksit.
Vladimir Klitschko ka fituar medaljen e artë olimpike në kategorinë super të rëndë në "Atlanta 1996". Atë medalje ai e ka shitur në ankand këtë vit. Një person anonim ka paguar një milion dollarë për të dhe më pas ia ka lënë që medaljen ta mbajë sërish Vladimiri.
"Të fitosh të artën e dytë olimpike me 20 vite dallim, nuk e ka arritur askush", thotë Klitschko.
Vladimir e Vitaly Klitschko po dominojnë kategorinë e rëndë të boksit profesionist. Vitaly Klitschko është pronar i titullit WBC.
Vladimir Klitschko tash së pari po koncentrohet te sfiduesi i radhës polaku Wach.
Polaku Wach është i pa mposhtur në 27 luftërat e tij (15 KO) në boksin profesionist. Ndërkohë Vladimir Klitschko ka bilanc prej 58 fitore (51 KO) e tri humbje.
"Unë do të jap çdo gjë nga vetja për të fituar titujt e botës", ka thënë Wach.
Wach është polaku i tretë që po i sfidon Klitschkot (Vitalyn e Vladimirin) për tituj të botës. Më herët kanë dështuar në sfidat e tyre Albert Sosnowski e Tomasz Adamek, shkruan sot Koha Ditore.







