• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shkërtel ia fal një pikë M. Cityt në Liverpool

Publikuar: 26.08.2012 - 20:05

Londër, 26 gusht – Nga dy ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin anglez Premier, më interesant dhe derbi ishte ai ndërmjet Liverpoolit dhe kampionit aktual Manchester City. Vendësit kaluan në epërsi me golin e sllovakut Martin Shkërtel në minutën e 34-të. Raste pastaj patën si njëri ashtu edhe ekipi tjetër, por për gol u desh të pritej minuta e 63-të, kur Yaya Toure shfrytëzoi një gabim në mbrojtje vendëse dhe e mposhti portierin Reina për të barazuar në 1:1. Luis Suarez vetëm te minuta më vonë e solli në epërsi Liverpoolin me 2:1, me një goditje të shkëlqyeshme nga gjuajtja e lirë prej mbi 20 metrave. Mirëpo, heroi i golit të epërsisë, sllovaku Shkërtel u shndërrua në figurë tragjike për vendësit, kur një përpjekje e tij për t’ia kthyer topin portierit të tij gaboi dhe kjo i mjaftoi Tevezit për të barazuar në 2:2.

Në Londër, ndërkaq, Arsenali nuk arriti të shënojë fitore as në ndeshjen e dytë në Premier League. Kësaj here pa gola përfundoi ndeshja me Stoke City, kurse lojtarët e “rinj” të ekipit londinez, Podolski, Giraud dhe Cazorla nuk treguan aftësitë e van Persiet, i cili në sezonin e kaluar ishte lojtari më efikas. Duket sikur Arsenali pa holandezin Persie nuk është ekipi i vjetëm. .

 



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell