• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Zhaveli vendos tri rekorde

Publikuar: 24.08.2012 - 09:44

Notari i klubit "STEP", Lum Zhaveli, ka vendosur tri rekorde të vendit në kampionatin e Kosovës që të enjten në mesditë përfundoi në pishinën "Euro Park" në Zllakuqan të Klinës. Sipas njoftimit të Federatës së Notit të Kosovës, Zhaveli ka fituar në 14 prej 17 disiplinave të zhvilluara në kategorinë absolute. Rekordet i ka vendosur në 200 metra krol, 1500 metra krol e 50 metra delfin. Në konkurrencën e femrave, Riza Zeqiri ka fituar në 13 disiplina nga 17 gjithsej. Ajo ka vendosur rekord në 50 metra delfin. Edhe Zeqiri është pjesë e klubit "STEP". Ky klub doli kampion në konkurrencën ekipore te seniorët në të dy gjinitë. Në kampionat u paraqitën rreth 90 notues të shtatë klubeve të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell