• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Dështimet e Real Madridit dhe Bilbaos, Barça përfiton

Publikuar: 19.08.2012 - 21:20


Madrid, 19 gusht (E plotësuar) – Kampioni aktual dhe një nga tri skuadrat më të forta në botë, Real Madridi i Jose Mourinhos nuk arriti më shumë se një barazim në fushë të vet kundër Valencias. Duket sikur lojtarët e Realit nuk janë përgatitur edhe aq mirë për start të këtij edicioni të garave dhe humbja e një pike në terrenin vendës mund t’iu kushtojë shumë në luftë për titullin e radhës me Barcelonën e mbase edhe Valencian e ndonjë ekip tjetër të ligës spanjolle. Madrilenët arritën në epërsi që në minutën e 10-të, me golin e argjentinasit Gonzalo Higuain, por nga fundi i pjesës së parë, më saktë në minutën e 42-të barazoi Jonas i Valencias dhe doli që ky të ishte edhe rezultati përfundimtar.
Por, edhe më keq se Reali e pësoi befasia më e mirë e kampionatit të kaluar në La Liga dhe në Europa League, Athletic Bilbao i cili u mposht me rezultatin 3:5 nga Real Betis.  Betisi madje udhëhoqi 3:0 në pjesën e parë të këtij takimi, por në pjesën e dytë ia doli të barazojë shifrat me tre gola të njëpasnjëshëm nga minuta e 47 e deri në atë të 76-të. Por, duket se kaq ishte takati i baskëve, pasi në vijim mysafirët arritën n të tundin edhe dy herë rrjetin e Bilbaos dhe fituan me meritë tre pikët e para në këtë fillim edicion.
Konkurrenti direkt për titull, Barcelona ka nisur në orën 21 ndeshjen kundër Real Sociedadit. Dhe atje ka rrebesh golash. Puyol që në minutën e 4-të e ka sjellë në epërsi Barcelonën, për të barazuar Sociedadi në minutën e 9-të me anë të Castros, kurse super Messi pas vetëm 2 minutash, pra në minutën e 11-të i solli sërish epërsi prej 2:1 ekipit të tij. Pesë minuta më vonë, Messi del sërish në skenë me golin e tij të dytë dhe të tretin për Barcelonën, kurse lojën e mirë në pjesën e parë të ndeshjes, në minutën e 41-të e përmbylli P. Rodriguez me golin e katërt për Barcelonën.       

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell