Malaga fiton me golin e 16 vjeçarit

Artikujt tjerė
- Dështimet e Real Madridit dhe Bilbaos, Barça përfiton
- Federer kthehet në ilaç për Gjokoviqin
- Olimpistit më të suksesshëm i kanoset marrja e medaljeve
- Kampioni City mezi mposht Southamptonin
- Sahin i huazohet Arsenalit
- Ibrahimoviq: PSG së shpejti do të shkëlqejë
- Atletja zelandeze në pritje të medaljes së artë
- Malaga fiton me golin e 16 vjeçarit
- Federer-Gjokoviq, në finalen e Cincinnatit
- Shakaja i kushton futbollistit peruan
Në start të sezonit të ri të Primera Ligas në Futboll, ekipi i Malagas ka fituar si musafir kundër Seltas me rezultat 1:0, ndërsa golin e vetëm e ka shënuar 16-vjeçari Fabris Olinga në minutën e 84.
Në nismë të kampionatit spanjoll edhe Sevila ka fituar në Andaluzi kundër Getafes me rezultat 2:1.
Në minutën 34 Federiko Fasio shënoi për Sevilën, ndërsa 5 minuta më vonë Alvaro Negredo ka shënuar edhe golin e dytë nga penalltia. Golin e nderit për Getafen e ka shënuar në minutën 50 Aleksis.
Heroj i ndeshjes Majorka Espanjol ka qenë futbollisti izraelit i Majorkas, 25-vjeçari Tomer Hemed. Ai e solli në avantazh Majorkën që në minutën 3, 3 minuta më vonë Valaso ka barazuar, por Hemed në minutën 85 ka shënuar për tia siguruar ekipit të vet 3 pikë të çmueshme në start të kampionatit.
Sot do të luajnë :
19.00 Atletiko Bilbao Betis
19.00 Real Madrid Valensija
21.00 Barselona Real Sosijedad
23.00 Levante Atletiko Madrid
Të hënën:
19.00 Deportivo Osasuna
21.00 Rajo Valjekano Granada
23.00 Saragosa - Valjadolid









