• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Barcelona do t’ia dyfishojë rrogën Messit

Publikuar: 17.08.2012 - 17:29

Barcelonë, 17 gusht - Në periudhën kur shumë nga klubet e njohura po mundohen të kursejnë dhe Barcelona nuk bën një nga 10 blerjet më të shtrenjta të sezonit, bën bujë lajmi se drejtuesit e skuadrës katalanase po mendojnë seriozisht që t’i dyfishojnë rrogën Lionel Messit, duke i ofruar një kontratë të përjetshme.

Plani për të blinduar Messin niset nga mendimi i përgjithshëm se rroga 11 milionë euro neto në vit, plus bonuset, e vendosur në kontratën e vitit 2009, mund të mos jetë më në linjat e vlerave në tregun e futbollit dhe, si rrjedhojë, ndonjë sheik mund t’ia mbushë mendjen lojtarit që të largohet nga kjo skuadër. Klauzola e largimit në kontratën ekzistuese është monstruoze, 250 milionë euro, ndërsa dëshira e Messit është të qëndrojë te katalanasit.

Por numri 1 në botë duhet të ketë një rrogë të përshtatshme për numrin 1. Nga kjo ka lindur ideja për të propozuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2018, nga e cila lojtari do të përfitojë 20 milionë euro neto në vit, me projektin që shkon deri në vitin 2020 dhe që përfshin dyfishim edhe të klauzolës së largimit në kontratën e tij.

Sforcoja ekonomike e Barcelonës është e jashtëzakonshme, pasi ky klub që tani paguan 217 milionë euro në vit për rrogat e futbollistëve. Sipas sistemit të taksave në Spanjë, ky klub do të paguajë 31.2 milionë euro në vit vetëm për Messin, që në total do të thotë 187 milionë euro deri në vitin 2018. Vendimi është marrë pasi klubi ka arritur të ulë përsëri borxhin ndaj bankave, duke e çuar tashmë në “vetëm” 320 milionë euro dhe është vendosur që momentalisht sigurimi i qëndrimit të argjentinasit në “Camp Nou” është më i rëndësishëm se vetë rikonstruksioni i planifikuar i stadiumit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 26°CI kthjellėt
Tiranė 26°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 30°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell