• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 188 *** 22:20    Anima *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Leite Kaka kërkohet nga LA Galaxy

Publikuar: 17.08.2012 - 16:48

Los Angeles, 17 gusht - E ardhmja e futbollistit brazilian të Real madridit, Ricardo Leite Kaka mund të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas gazetës spanjolle AS, skuadra amerikane Los Angeles Galaxy ka zgjedhur futbollistin brazilian për të zëvendësuar David Beckhamin si ikonë mediatike e klubit kalifornian.

37-vjeçari Beckham e përfundon kontratën e tij me Galaxy në muajin dhjetor të këtij viti dhe drejtuesit e klubit amerikan kanë kontaktuar me drejtuesit madrilenë, kur Reali ndodhej në Los Angeles për fazën përgatitore.

Gjithsesi, nëse Beckham e zgjat kontratën me Galaxy, blerja e Kakas do të shtyhej për vitin 2013, transmeton TCH.

Të dielën, drejtuesit më të lartë të Milanit, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani do të takohen për të vendosur strategjinë e merkatos së kuqezinjve. Kaka është objektivi kryesor i tyre, por duhet bindur Reali i Madridit për huazimin falas të lojtarit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 27°CI kthjellėt
Prishtinė26°CKryesisht me vranėsira
Tiranė29°C
Shkup31°CMe diell