Olimpistja që refuzoi takimin me Hitlerin

Artikujt tjerė
- Olimpistja që refuzoi takimin me Hitlerin
- Ajax kërkon Tellon e Roberton
- Ibrahimoviq nxjerr faqebardhë Parisin
- SHBA me më së shumti medalje, Britania e Madhe e treta
- Sportistët më të suksesshëm në "Londra 2012"
- Manchester City mposht Chelsaen në superkupë
- Mancini: Xheko dhe Tevez mbesin në City
- Juventus fiton Superkupën e Italisë
- NBA, Lakersat përforcohen me qendrën Dwight Howard
- Kampioni fle në stacionin e trenit
Londër, 12 gusht (BBC) - Kur Turqia fitoi dy vendet e para në LO "Londra 2012" në 1500 metra vrapim në konkurrencën e femrave, dy atletet po shkonin hapave që i kishte vendosur tashmë 95-vjeçarja, e cila refuzoi të takonte Adolf Hitlerin, kur garoi në Lojërat Olimpike të vitit 1936.
Halet Cambel, atëbotë studente 20-vjeçare e arkeologjisë, ishte një nga dy sportistet që ishin dërguar në Berlin, si femrat e para nga Turqia që garonin në Lojërat Olimpike.
Nazistët ishin në fuqi dhe Adolf Hitleri po synonte të përdorte Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Berlin si mjet për të treguar idealet e tij. Cambel ishte neveritur nga idetë e tij. Ajo edhe tani, 76 vjet më vonë, kujton qartë ditën kur me bashkëkombësen Suat Fetgeri Aseni Tari, e kundërshtuan hapur liderin nazist.
Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore








