• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Hönness: Nëse humbim, mediat na masakrojnë

Publikuar: 09.08.2012 - 20:24

München, 9 gusht – Një humbje e gjashtë radhazi e Bayernit nga rivalët e Borussia Dortmund do të ishte shkatërrimtare për bavarezët këtë të diel. Një gjë të tillë e pohon vetë presidenti i Bayernit, Uli Hönness.

Sezoni në Gjermani nis me përballjen e Superkupës mes gjigantëve Bayern dhe Borussia në “Alianz-Arena”. Në Gjermani ndodh që trofeu i parë sezonal të nënvlerësohet, por jo kur vihet në lojë prestigji. Sepse, dueli mes nënkampionëve të Evropës dhe kampionëve të Bundesligës e të Kupës gjermane është ndeshja që nuk duhet humbur nga trajnerët Klopp apo Heynckes.

Pesë humbjet radhazi të Bayernit ndaj Borussias e bëjnë ekipin bavarez më të motivuar për t’u hakmarrë dhe për të mos përjetuar humbjen e dytë të një ndeshje finale në shtëpi, pas asaj të Championsit me Chelsean.

Hönness pranon presionin që Dortmundi i ka bërë këto dy sezone të fundit dhe kërkon me çdo kusht shmangien e titujve dashakeqës të shtypit, që do të pasonin në rast të një humbje tjetër në stadiumin e Bayernit.

“Nëse bëhet fjalë për të fituar një trofe, ne duhet të jemi gjithnjë aty. Është një ndeshje emergjente, që duhet fituar patjetër. Por, po i imagjinoj që sot titujt e shtypit, në rast se ne nuk do të fitonim me Dortmundin. Do të na masakronin”, u shpreh numri një i klubit pas një mbledhje me bordin drejtues të klubit.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CShi i lehtė
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 18°CMe riga tė lehta shiu
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu