Juventusi ka bërë ofertë për Llorenten

Artikujt tjerė
- Hönness: Nëse humbim, mediat na masakrojnë
- Juventusi ka bërë ofertë për Llorenten
- Reali bën ofertën e fundit për Modriqin
- Wenger sndalet, ka para edhe për dy lojtarë
- Barcelona mund Man. Unitedin me penallti
- De Laurentis: Cavani është në shitje
- Amerika ia kalon Kinës, prin me medalje në Olimpiade
- Interi, Nenes: Je shumë i vjetër për ne
- Galliani: Kaka në Milan, mision i pamundur
- Fergie: Kemi bërë ofertë por, nuk dimë çfarë kërkon Arsenali
Bilbao, 9 gusht Pasi për më shumë se dy muaj në vorbullën e merkatos juventine spikasnin vetëm emrat e sulmuesve Robin van Persie dhe Luis Suarez, bardhezinjtë tashmë kanë një tjetër emër të nxehtë për repartin e sulmit. Kampionët e Italisë kanë kontaktuar Athletic Bilbaon për blerjen e sulmuesit Fernando Llorente.
Sulmuesi shtatlartë 27-vjeçar në dy ditët e fundit ka dalë hapur dhe ka kërkuar largimin nga klubi bask, duke parë ofertat e shumta që vijnë nga Barcelona, Reali, Atletico Madrid, Manchester United dhe së fundmi nga Juventusi. Duke qenë se sulmuesi i Kombëtares së Spanjës është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bilbaon, ai ka dalë në kundërsulm, duke i kërkuar drejtuesve të skuadrës baske një akord të ri, nga i cili kërkon 5.5 milionë euro neto në sezon, ndonëse baskët nuk janë të gatshëm ti paguajnë atij më shumë se 4.5 milionë. Për këtë arsye, të dyja palët janë përçarë dhe tashmë gati sigurisht Llorente do të luajë sezonin e ardhshëm në një skuadër tjetër.
As skuadra e Bilbaos nuk do të rrezikojë që ta humbasë gjigantin e sulmit pa kurrfarë kompensimi pas një viti, prandaj ka nisur të marrë në konsiderim ofertat a arritura. Por drejtuesit e Athletic kanë mësuar edhe për disa prapaskena që lidhen me klubin e Barcelonës dhe Manchester Unitedit. Këto dy skuadra të interesuara për lojtarin janë gati ti sigurojnë atij një kontratë, por me kusht që ajo të hyjë në fuqi vetëm në fund të sezonit të ardhshëm, kur Llorente të transferohet në njërin nga këto ekipe me parametër zero. Kjo ka bërë që te Bilbao të vlerësojnë menjëherë ofertën e Juventusit prej 20 milionë eurosh, por tashmë i takon vetë Llorentes që të pranojë ose jo një transferim të mundshëm në Serie A.









