• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Reali bën ofertën e fundit për Modriqin

Publikuar: 09.08.2012 - 20:14

Madrid, 9 gusht – Reali i Madridit, edhe pse nuk ka bërë ende asnjë goditje në tregun e transferimeve, pritet që këtë javë ta afrojë në ekip yllin e parë. Tashmë nuk është befasi fakti që Jose Mourinho kërkon me çdo kusht në ekip mesfushorin kroat të Tottenhamit, Lluka Modriq, por nga ana tjetër ekipi londinez i ka idetë e qarta mbi vlerën e futbollistit dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë lëshim.

Në muajin e fundit klubi spanjoll ka arritur të bindë dhe të gjejë një akord me mesfushorin kroat, por ky i fundit, megjithëse ka kërkuar hapur largimin nga Londra në drejtim të Madridit, është i palëkundur në shumën prej 44 milionë eurove për shitjen e kroatit.

Reali është përpjekur t’i mbajë të hapura bisedimet, por dje nga ana e kampionëve të Spanjës ka ardhur ultimatumi i fundit. Duke parë që ofertat e tjera në drejtim të Modriqit mungojnë, presidenti i Realit, Florentino Perez i ka ofruar Tottenhamit 30 milionë funte, ose 38 milionë euro. Në këtë pikë u takon drejtuesve të klubit anglez që të vendosin shpejt dhe të japin një përgjigje përfundimtare deri në fund të kësaj jave, në të kundërtën Reali i Madridit pritet të tërhiqet përfundimisht nga angazhimi i tij në këtë sezon.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme