• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Wenger s’ndalet, ka para edhe për dy lojtarë

Publikuar: 09.08.2012 - 20:08

Londër, 9 gusht – Arsene Wenger nuk kënaqet vetëm me Olivier Giroudin, Lucas Podolskin dhe Santi Cazorlën. Trajneri i Arsenalit pranoi një ditë më parë se është shumë i emocionuar në prag të nisjes së sezonit, ndërsa ka ndër mend të sjellë të tjerë emra në “Emirates Stadium”.

“Jemi në një situatë interesante. Vitin e shkuar isha shumë i shqetësuar në tetor, pasi me lojtarët që kisha në dispozicion ishte e pamundur t’i përballonim me sukses të tria garat”, u shpreh tekniku francez.

Me Van Persien thuajse te Manchester United “topçinjtë” do të hidhen në sulm për Nuri Shahinin e Real Madridit, në rast se Alex Song transferohet te Barcelona. Por, sipas shtypit britanik, objektivi i ardhshëm i londinezëve është mesfushori koreano-jugor i Celticut, Ki Sung-Jung. Për 23-vjeçarin, i cili konsiderohet Steven Gerard i ri, Wenger ka më shumë se një vit që i ka vendosur spiunët për ta monitoruar. Gjatë Lojërave Olimpike në Londër, ai ka shkëlqyer dhe akordi me kampionët e Skocisë do të mund të arrihej për 13 milionë euro.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 27°CI kthjellėt
Shkup 29°CShi i lehtė
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell