Fergie: Kemi bërë ofertë por, nuk dimë çfarë kërkon Arsenali

Artikujt tjerė
- Fergie: Kemi bërë ofertë por, nuk dimë çfarë kërkon Arsenali
- Branca: Na intereson Xhagoev i CSKA-s
- Rodgers Cityt: Merrni mësim prej PSG-së
- De Rossi në shitje, alarmohet City
- Tello mund të vazhdojë karrierën në Liverpool
- Kurbani i parë i PSG-së është mbrojtësi serb
- Milan sjell zëvendësuesin e Thiago SIlvas
- Lucas Moura edhe zyrtarisht në PSG
- Merit fiton medaljen e artë në 110 metra me pengesa
- Reali shënon vetëm pesë gola kundër Milanit (video)
Manchester, 10 gusht Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson tha sot se klubi i tij është i interesuar për shërbimet e Robbie van Persiet por, Arsenali po kërkon shumë para për sulmuesin holandez.
"Ne kemi dërguar një ofertë, por Arsenali është duke u përpjekur që të gjej një klub, i cili do t'ju japë më shumë para. Ne jemi duke punuar shumë, por deri tani nuk ka përparim në negociata. Unë nuk jam i sigurt se do të ketë një transferim. Nuk e dimë se çfarë po kërkon Arsenail dhe është e vështirë që të vlerësohen pritjet e tyre", ka thënë Ferguson.
Van Persiet kontrata me "Gunners" i mbaron verën e ardhshme, por në korrik njoftoi se nuk dëshiron të zgjas bashkëpunimin, sepse interesat e tij dhe ekipit nuk përputhen.
Interesimin më të madh për Van Persien, përveç Unitedit, kanë treguar rivalët e qytetit Cityt dhe italianët e Juventusit. Sezonin e kaluar, Van Persie ishte golashënuesi më i mirë Arsenalit me 36 gola.





