• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

F.C. Internazionale, klubi më “komunist” i Italisë

Publikuar: 06.08.2012 - 20:08

Milano, 6 gusht – Marrëveshja me kinezët është sinjali i fundit: Interi është gjithnjë e më “komunist”. Përdorim thonjëzat, sepse natyrisht Massimo Moratti nuk i ka dhuruar Stramaccionit një Karl Marks për të vendosur në mesfushë. Por, një syri të kujdesshëm nuk i ka shpëtuar profili i detajuar i Meng Feng Chaos, numrit një të tek “China Railway Construction Corporation”. Ky njeri ka qenë një ish-sekretar i Partisë Komuniste kineze në brendësi të një sërë kompanish të Pekinit dhe rrethinave. Kjo nuk është diçka skandaloze, sepse në Kinë është normale që partia të përfaqësohet nga një njeri ose një komitet në brendësi të kompanive. Është e qartë që miqësia me Feng Chaon justifikohet nga motivet ekonomike, më shumë se nga ato ideologjike apo kulturore. Kinezët do ndërtojnë stadiumin dhe do sigurojnë para me shumicë në arkat e zikaltërve, atëherë përse nuk duhej bërë një marrëveshje e tillë?! Por është një pyetje që askush nuk ka guximin ta bëjë: cili është kufiri mes etikës dhe biznesit? Do ishte interesante të dihej se cili është mendimi i intelektualëve që kërkonin të bojkotonin Olimpiadën e Pekinit… Me këtë negociatë, Interi fiton jo pak nga simpatia kineze për ngjyrat zikaltër. Nga ana tjetër, Massimo Morarti dhe familja e tij nuk e kanë fshehur kurrë bindjen politike që anojnë nga e majta. Në këtë kontekst mund të shpjegohet edhe miqësia me komandantin Markos dhe revolucionarët e EZLN-së (Ushtria Zapatiste e Çlirimit Kombëtar), të cilët e kanë ftuar Interin për një miqësore (duke i kërkuar shprehimisht Zanettit që ta merrte topin nga Italia). Kjo sfidë nuk u realizua asnjëherë. Por Moratti ishte i pari që organizoi në “San Siro” me dyer të mbyllura ndeshjen kundër Venezuelës së Chavezit, me kërkesë të vetë presidentit diktator. Në vizitën e tij në Itali, ai nuk pranoi të takonte një pjesë të mriz të politikanëve vendës dhe sipërmarrësve italiane, duke ia dedikuar gjithë kohën e tij presidentit zikaltër. Me fjalë të tjera, Interi është skuadra më komuniste e Serisë A. Në fund të fundit i përshtatet më së miri emri Internazionale. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 31°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 31°CI kthjellėt
Shkup 34°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell