• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shweini edhe një kokëdhembje për Heynckesin

Publikuar: 06.08.2012 - 20:07

Munich, 6 gusht – Zëvendeskapiteni i Bayernit, Bastian Shweinsteiger, këtë vit po përjeton një dramë në karrierën e tij. Operimi i shpatullës nëntorin e vitit të kaluar dhe problemet me kaviljen e djathtë kanë bërë që “tigri” të ndiejë dhimbje në ndeshjen e dytë pjesëmarrëse para sezonit të ri. Teksa u aktivizua kundër Werder Bremenit dhe humbi penalltinë, Bastian Shweinsteiger e ka nisur titullar edhe ndaj Hamburgut. Por, për të, 19 minuta lojë ishin shumë. Ai u zëvendësua direkt nga Toni Krosd, pasi i kërkoi trajnerit Jupp Heynckes që ta nxirrte sa më shpejt nga fusha, për shkak se ndjente dhimbje në plagët e së kaluarës. Ka shumë mundësi që “tigri” të mungojë në Superkupën e 12 gushtit në Mynih kundër Dortmundit. Diagnoza për dëmtimin e tij ende nuk është përcaktuar megjithëse, sipas mediave, ai do t’i nënshtrohet një trajtimi intensiv dhe do të jetë gati në javën e parë të sezonit. Ndërkohë, shqetësime ka pasur si Claudio Pizarro dhe Franck Ribery. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 14°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu