• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Japonezi që e mësoi futbollin në Brazil

Publikuar: 06.08.2012 - 09:05

Manchester, 6 gusht - Kur ishte pesë vjeç, sulmuesi i Japonisë, Kensuke Nagai kishte shkuar në Brazil dhe pas një kohe të shkurtër kishte filluar të luante futboll, i zbathur nëpër rrugë me fëmijët e tjerë.

Kur u largua tri vite më vonë, ai kishte ëndërruar për ta imituar yllin e Brazilit, Ronaldo. Tash, Nagai shpreson të përballet me Brazilin në finalen e turneut të futbollit në Lojërat Olimpike "Londra 2012". Ai dëshiron të përballet me Brazilin për ta treguar shpejtësinë dhe teknikën, të cilat i ka mësuar në këtë shtet gjatë fëmijërisë së tij.

"Kjo është hera e parë që po marr pjesë në Lojërat Olimpike, kështu që dua të dëshmoj se mund të luaj në ngjarje të mëdha. Gjithashtu kjo është një mundësi e mirë për t'i treguar aftësitë e mia", tha Nagai.

Gjatë kohës sa ishte në Brazil, Nagai filloi të merret me disa sporte në qytetin Ipatinga, në të cilin prindërit e tij e kishin biznesin (më gjerësisht sot në “Koha Ditore”).

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 25°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 25°CI kthjellėt
Shkup 29°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme