Leverkusen refuzoi 50 milionë dollarë për Schurlen-Benderin

Artikujt tjerė
- Leverkusen refuzoi 50 milionë dollarë për Schurlen-Benderin
- Messi me shokë, kundër Gjermanisë më 15 gusht
- Sheikët po e vrasin futbollin!
- Ska marrëveshje, Conte rrezikon 6 muaj pezullim
- Përfundimisht pajtohen Robben dhe Ribery
- Balzaretti edhe zyrtarisht kalon në AS Roma
- Juve e madhe në Itali, në Evropë e vogël
- Garuesja e Koresë së Jugut refuzon medaljen e nderit
- Nuk ka gjasa që Neymar të kalojë në Barça para 2014
- Kuzhe akuzohet për evazion fiskal
Leverkusen, 2 gusht Për Bayer Leverkusenin rezultatet e skuadrës janë më të rëndësishme se milionat. Kjo është arsyeja përse drejtori sportiv, Rudi Völler refuzoi 50 milionë euro për të shituar Lars Benderin te Bayerni dhe Andre Schurlen te Chelsea. Ishte një shans për të mbushur arkat e klubit, por ne bëmë një llogari të thjeshtë nga e cila doli se klubi fiton më shumë nga mos shitja e tyre. Për sa kohë nuk kemi lojtarë që të mund ti zëvendësojnë, është më mirë që ata të qëndrojnë këtu, tha në intervistë për Bild drejtuesi 52-vjeçar i farmacistëve.
Chelsea ofroi pak ditë më parë 25 milionë euro për Schurlen, ndërsa të njëjtën gjë ishte gati ta bënte edhe Bayerni për Lars Benderin. Völler pranoi se të dy lojtarët janë ndier të privilegjuar nga interesimi i dy gjigantëve të futbollit, por i kanë premtuar besnikëri klubit. Andre ka menduar gjatë për Chelsean dhe kjo është legjitime. Edhe Larsin e ka emocionuar shumë interesimi i Bayernit, shtoi drejtori sportiv i Leverkusenit.








