Juve e madhe në Itali, në Evropë e vogël

Artikujt tjerė
- Juve e madhe në Itali, në Evropë e vogël
- Garuesja e Koresë së Jugut refuzon medaljen e nderit
- Nuk ka gjasa që Neymar të kalojë në Barça para 2014
- Kuzhe akuzohet për evazion fiskal
- Bisedimet Real-Milan për Kakan vazhdojnë në New York
- City ofron 35 milionë funte për Higuanin
- Mourinho i vendosur: Modriq ose askush
- Aksionari i ri i Interit, mund të sjellë Lucasin në klub
- Pique: Barça - Real, gjasat 50 me 50
- Neymar kërkon që të kalojë në Barça në dhjetor
Torino, 2 gusht Fabio Cannavaro është rikthyer të flasë për ish-skuadrën e tij, Juventusin. Në një intervistë për median italiane, ish-Topi i Artë është shprehur Si italian më duket një mëkat që futbolli jonë vazhdon të humbasë lojtarët e tij më të mirë. Lavezzi dhe Thiago Silva janë dy fenomenë, por lamtumira më e rëndë është ajo e Zlatan Ibrahimoviqit. Ibra është Ibra, kemi luajtur bashkë: I vetëm arrin të bëj ekuilibrat e skuadrës, një lojtar fantastik që nuk do ti mungojë vetëm Milanit, por gjithë sportdashësve italianë.
Ish-reprezentuesi italian ka thënë se Zonja e Vjetër në Serie A është një klub i madh por jo edhe në rrafshin ndërkombëtar Në Itali Juventus e nis si favorite kryesore, të tjerat për momentin duken një hap më mbrapa. Por në Evropë nuk mjafton vetëm përpjekja për të fituar. Skuadra të mëdha si Reali i Madridit e Barcelona, por edhe Bayerni i Munichut bashkë me Chelsean qëndrojnë një shkallë më lart, jo vetëm nga Juventusi, por dhe nga skuadrat e tjera.





