• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Futbollistet britanike u përkujdesën për gëzimin e parë në LO

Publikuar: 25.07.2012 - 21:13

Cardiff, 25 korrik – Dy ditë para hapjes solemne, me të cilën do të shënohet edhe fillimi zyrtar i Lojërave olimpike verore, ngjarjet sportive në olimpiadë filluan, madje me gëzim për mikpritësit e këtyre lojërave.

Në fushën e gjelbër në Cardiff në orën 17 dolën futbollistet e Britanisë së Madhe, trë cilat në ndeshjen e parë mundën Zelandën e Re me rezultatin 1:0.

Të vetmin gol në këtë takim e shënoi mesfushorja e Aresenalit, Steph Houghton, në minutën e 64-të nga gjuajtja e lirë.

Sipas agjencive të lajmeve, në formacionin titullar britanik ishin nëntë angleze dhe dy skoceze, kurse ndeshjen e parë të futbollisteve e ndoqën direkt në stadium rreth 35 mijë shikues.

Në takimet e tjera pati më shumë gola. Kështu, në kuadër të grupit G, SHBA-ja mundi Francën me rezultat 4:2, kurse në grupin F japonezet ishin më të mira se kanadezet, duke fituar me rezultat 2:1.

Brazili, ndërkaq, mposhti Kamerunin 2:0, kurse nga ora 20 e 45 minuta kanë filluar edhe ndeshjet Suedia - Afrika e Jugut dhe Kolumbia – Koreja Veriore.

Në turneun olimpik të futbollit marrin pjesë 16 ekipe të meshkujve dhe 12 të fermrave, kurse ndeshjet luhen në gjashtë stadiume. Për shkak të afatit të pamjaftueshëm kohor, ndeshjet e para në futboll u luajtën para hapjes së LO.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu