• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ai që nuk e këndon himnin, të mos grumbullohet për Gjermaninë

Publikuar: 22.07.2012 - 16:47

Berlin, 22 korrik – Ish-presidenti i Federatës gjermane, Gerhard Mayer-Forfelder ka hapur një diskutim të gjerë mbi këndimin e himnit kombëtar të lojtarëve gjermanë. Gjatë një interviste për “Bild”, 79-vjeçari gjerman i ka kërkuar trajnerit Joachim Low t’iu imponojë lojtarëve këndimin e himnit, madje duke i vënë kushte themelore Őzilit dhe të tjerëve që nuk e këndojnë himnin.

“Gjysmëfinalen ndaj Italisë e kam përjetuar shumë keq. Secili prej nesh ka marrë sinjale dhe kërcënime nga vullneti i paepur i Italisë që në fillim të ndeshjes, kur kënduan himnin. Ata kënduan me shpirt, ndërsa ne qëndronim si jetimë duke mos nderuar kombin tonë. Nuk mund ta besoj që Őzil, Khedira dhe Podolski të mbyllin gojën për respekt të vendlindjes së prindërve të tyre. S’besoj që Khedira të ketë ndonjë respekt të madh për Tunizinë. Në të kundërt, ai do quhej gjysmë gjerman. Trajneri duhet t’iu bëjë të qartë se ai që nuk e këndon himnin, të mos grumbullohet. Keni për të parë ndryshimet”, këshilloi Forfelder.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 17°CShi i lehtė
Shkup 22°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu