Alaba dhe Rafinha dëmtohem me Napolin

Artikujt tjerė
- Alaba dhe Rafinha dëmtohem me Napolin
- Alonso triumfon në Çmimin e Madh të Gjermanisë
- Modriq refuzon të fluturoj me Spursat dënohet me 100 mijë euro
- Alves dhe Villa i kthehen stërvitjeve me Barçan
- Tragjedi në Rally, vdesin dy pilotë
- Trajneri i Santos: Milan i hëngri fjalët për Robinhon
- Cibulkova dhe Bartoli në finale të Carlsbad
- Tenisti Monfils nuk merr pjesë në Olimpiadë
- Neymar, Gansos: Mos u largo
- Van Persie nga klubi i ri kërkon 13 milionë euro në vit
München, 22 korrik - Bayerni i Münchenit ka investuar deri tani 27.5 milionë euro për blerje të lojtarëve gjatë verës. Teksa zhvilluan stërvitjen në Trentino të Italisë, ekipi bavarez e mbylli atë fazë përgatitore me testin kundër Napolit. Përballë trupës së trajnerit napolitan, Walter Mazzarri, Bayerni humbi 2:3, por lajmi më i keq ka qenë që mbetën të dëmtuar dy mbrojtësit më të mirë, David Alaba dhe Rafinha.
E gjithë vëmendja është fokusuar te talenti austriak, Alaba, i cili është edhe protagonist kryesor i boshtit bavarez. Mbrojtësi 20-vjeçar pësoi një dëmtim serioz në shputën e këmbës së majtë, ndaj do të mungojë të paktën 6-8 javë. Megjithatë, për të nuk është përcaktuar ende diagnoza, pasi ditën e hënë ai do të kryejë vizitat e plota dhe më pas do përcaktohet diagnoza e saktë, duke qenë se mjekët janë në dilemë nëse duhet operuar ose jo këmba e tij.
Braziliani Rafinha, ndërkaq, ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë. Diagnoza për 26-vjeçarin është përcaktuar nga mjekët bavarezë dhe ai do të mungojë 5 javë.
Kampioni 22 herë i Gjermanisë do ta nisë sezonin e ri më 25 gusht si mysafir kundër Greuther Furthit. Derisa Rafinha pritet të rikuperohet, Alaba sipas të gjitha gjasave do të mungojë në formacionin e Bayernit.










