Korsia olimpike shkakton kaos në trafikun e Londrës

Artikujt tjerė
- Korsia olimpike shkakton kaos në trafikun e Londrës
- Lesoto me olimpistë që kurrë s'kanë parë Lojëra Olimpike
- Ana e errët e Londrës dhe e Olimpiadës
- Zyrtare: Scola lë Houstonin për Phoenix Suns
- Ibrahimoviq, çështje dite në Parlamentin Francez
- Valon Behrami edhe zyrtarisht në Napoli
- Çifti atletëve nuk lejohet të flenë bashkë në LO në Londër
- Barcelona përgatit ofertë 65 milionë euro për Neymarin
- Rosell: Nuk jam miku i Realit
- Tour de France: Fedrigo fiton etapën e 15-të
Londër, 17 korrik - Qyteti i Londrës po përballet me sfidën e parë të madhe të transportit të lojërave olimpike "Londra 2012", pasi atletët kanë mbërritur për t'u vendosur në Fshatin Olimpik. Po ashtu, në rrugët e Londrës është lëshuar për funksionim për herë të parë në histori të këtyre garave korsia e veçantë e Olimpiadës.
Këto janë paralajmërimet e para që u janë dhënë qytetarëve të Londrës se çka mund të presin në javët e ardhshme. Të hënën është lëshuar në funksion "korsia olimpike", që është e rezervuar vetëm për olimpistët, për çka ka shkaktuar një kaos të vërtetë në trafik. Kaos është shkaktuar edhe në aeroportin "Heathrow", ku është regjistruar numër rekord i vizitorëve, pasi kanë arritur edhe atletët e parë që do të garojnë në lojërat olimpike "Londra 2012".
Hapja e korsisë së parë olimpike në rrugën M4, që lidh aeroportin "Heathrow" me fshatin olimpik dhe objektet e tjera sportive ku do të mbahen garat, është pjesë e rrjetit olimpik dhe ka shkaktuar nervozizëm të madh për qytetarët që udhëtojnë me motor nëpër rrugët e Londrës. Në korsinë olimpike lejohen të qarkullojnë vetëm olimpistët, kurse të hënën veturat në dy korsitë kishin krijuar kolona të gjata, pasi nuk arrinin në asnjë mënyrë të adaptoheshin në dy korsitë e lejuara (më gjerësisht sot në Koha Ditore).








