Rumennige kryqëzon Mehmet Schollin

Artikujt tjerė
- Rumennige kryqëzon Mehmet Schollin
- Rosell kritikon vendimin për faljen e Mourinhos
- Jesus: Do jem Thiago Silva i Interit
- Ku është Robin van Persie?
- United heq dorë prej Gaitanit
- Moggi: Me paratë e Marrotas do të kisha fituar tre kampionate
- Bilbao kërkon 40 milionë euro për Martinezin
- PSG thyen arkën për Silvan e Ibrahimoviqin
- Në Lojërat Olimpike më shumë australian se kinez
- Sa kushton shikimi i një seance stërvitëse të Realit?
Munich, 11 korrik - Ato kritika të ashpra të Mehmet Schollit për Mario Gomezin në Evropian nuk i ka pritur aspak mirë zv/presidenti i Bayernit të Munichut, Karl-Heinze Rumennige. Krahu i djathtë i presidentit Uli Hoennes, në një intervistë për SportBild e ka akuzuar publikisht trajnerin e ekipit të dytë të Bayernit se po përfiton në mënyrë të pandershme një rrogë të dytë si analist sportiv në televizionin shtetëror ARD. Unë e kam thënë dhe në një tjetër intervistë pak kohë më parë, se kjo puna e dytë që ai bën në televizion si ekspert nuk më pëlqen aspak. Ia kam thënë dhe vetë trajnerit se nuk është normale, pasi është një nëpunës i klubit të Bayernit dhe paguhet nga ne. E shoh kontradiktore, tha menaxheri për trajnerin e skuadrës së Altin Lalës. Kampioni i Evropës me kombëtaren gjermane në vitin 1996 e drejton skuadrën e rezervave të Bajernit të Munichut që prej prillit të vitit 2009. Këtë verë ai komentoi për televizionin ARD kampionatin evropian dhe e akuzoi ashpër sulmuesin e Bayernit, Mario Gomez, pas ndeshjes me Portugalinë se i mungonte përkushtimi në fushë. Humbet shumë përpara porte dhe nuk e ndihmon skuadrën në fazën mbrojtëse. Edhe te Bayerni vuan nga e njëjta sindromë. Për të shënuar një gol duhet që mesfushorët të krijojnë të paktën 4-5 raste të pastra, e kritikoi Scholli sulmuesin. Pas kësaj deklarate reagoi ish-drejtori sportiv i Bayernit, Cristian Nerlinger, duke i quajtur të papërshtatshme kritikat e ish-mesfushorit të klubit. Kontrata e ish-yllit të Bayernit me këtë televizion përfundon pas finaleve të Botërorit të Brazilit, në vitin 2014. 41- vjeçari nuk ka ngurruar në asnjë moment ti kritikojë lojtarët e klubit të tij nga mikrofonat edhe në të shkuarën, kur kujtojmë se e ka bërë shpesh me kapitenin Filiph Lahm dhe zv/kapitenin Bastian Schweinsteiger për rolin e liderit në skuadër. I pyetur pak kohë më parë nga mediat se përse Bayerni lejonte që një trajneri i skuadrës së dytë të punonte edhe si analist sportiv, përgjigja e Rumenniges ishte e shkurtër dhe e qartë: Sepse diçka të tillë ia ka lejuar Uli Hoennes.








