• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Jesus: Do jem Thiago Silva i Interit

Publikuar: 11.07.2012 - 18:21

Milano, 11 korrik - Juan Jesus duket se e ka bindur trajnerin Andrea Stramaccioni, sepse jo më kot zikaltrit vendosën të largojnë nga skuadra një mbrojtës si Lucio. Braziliani 21-vjeçar aktualisht është në grumbullim me kombëtaren olimpike të Brazilit, por premton të rikthehet në Milano me medaljen e arit dhe të marrë një fanellë titullari.

“Ai që më ka mësuar shumë në javët e fundit mbi atë çfarë kërkon Serie A për të qenë më garues është Thiago Silva. Pranë tij në këto ditë stërvitjeje po kuptoj se çfarë i duhet dhe si duhet të lëvizë një mbrojtës i madh. Për këtë arsye, unë besoj se duke luajtur përkrah Thiagos në lojëra olimpike do të mësoj edhe më shumë dhe do të jem një Thiago Silva për Interin. Kam besim tek forcat e mia dhe pasi të fitoj medaljen e arit në Londër do të kthehem për një fanellë titullari në Milano. Lucio u largua? U premtoj tifozëve se nuk do ta qajnë largimin e tij, sepse unë jam gati të marr përsipër përgjegjësitë e mia dhe të shkruaj emrin në historinë e Interit. Stramaccioni më vlerëson? Mbi të gjitha për të dua të bind në fushën e lojës”, u shpreh mbrojtësi brazilian.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 14°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 14°CShi i lehtė
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell