• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Tour de France: Chris Froome fiton etapën e 7-të

Publikuar: 07.07.2012 - 20:15

Paris, 7 korrik - Chris Froome është fituesi i etapës së shtatë të Turit të Francës e gjatë 199 km. Çiklisti anglez e mbylli garën me kohën 4h58'35", duke lënë pas krahëve Evans dhe anglezin tjetër Bradley Uigins.

Për herë të parë gjatë këtij turi, fanela e verdhë i ikën nga duart Fabian Cancellara. Tashmë kryesuesi i ri i klasifikimit është pikërisht Bradley Uigins, i cili e sheh veten 10 sekonda më pak se zvicerani që zbret në vendin e dytë.

Ndërkohë, mësohet se Ryder Hesjedal është tërhequr nga Turi i Frances së këtij viti. Kanadezi, triumfuesi i Xhiros së Italisë, nuk u paraqit në startin e etapës së shtatë dhe shkak për këtë është bërë dëmtimi që ka pësuar gjatë rrëzimit masiv që ndodhi një ditë më parë në etapën e gjashtë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 16°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu