Serena Williams fiton për të pestën herë Wimbledonin

Artikujt tjerė
- Serena Williams fiton për të pestën herë Wimbledonin
- Formula 1: Alonso niset i pari për Çmimin e Madh të Britanisë
- Blatter mbron teknologjinë
- Moto GP: Stoner në Pole Position në Gjermani
- Silva refuzoi Realin, City i jep rrogë javore 250 mijë euro
- Marcelo Bielsa ndërron mendje
- Kalëruesi kanadez për herë të 10-të në Olimpiadë
- Messi: Sanchez ishte i pafat
- Guardiola në Rusi, trillim i mediumeve
- Silvestre firmos për Interin
Londër, 7 korrik - Tenistja amerikane Serena Williams ka fituar sot në finalen e Wimbledonit kundër polakës Agnieszka Radwanska me rezultatin 2;1 në sete (6:1, 5:7, 6:2). Williams me fitoren e sotme e çoi në 5 numrin e titujve në turnirin me prestigjioz të tenisit në botë dhe në 14 numrin e përgjithshëm të trofeve të fituara në Grand Slam.
Serena lehtësisht e fitoi setin e parë (6:1) dhe shi kur shikuesit e shumtë në stadiumin qendror të Wimbledonit dhe miliona të tjerë që këtë finale e përcollën nëpërmjet televizionit, menduan se kjo përballje do të jetë e lehtë për tenisten amerikane, në setin e dytë kthehet në loja polakja Radwanska, Ajo e përmbylli këtë set 7:5 në favor të vetin dhe ]gjithçka mbeti të vendoset në setin e tretë, Në setin vendimtar Williams kthehet në lojë duke imponuar stilin dhe mjeshtritë e saja dhe në këtë mënyrë e përmbyllë setin me fitore 6:2 .
Finalja e meshkujve në Wimbledone zhvillohet të dielën ndërmjet Roger Federer dhe skocezit Adnu Murrey.









