• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Blatter mbron teknologjinë

Publikuar: 07.07.2012 - 16:46

Presidenti i FIFA-së, Sep Blatter ka mbrojtur vendimin e institucionit që ai drejton për të aplikuar përfundimisht teknologjinë në futboll dhe për të eliminuar golat fantazmë apo rezultatet e padrejta të fushës.

Zvicerani që drejton FIFA-n prej disa vjetësh tha se goli i mesfushorit anglez Frenk Lampard në ndeshjen kundër Gjermanisë në botërorin 2010, ishte sinjali që ai priste për të bërë këtë hap madhor, transmeton TCH.

Kreu i qeverisë së futbollit botëror beson se sporti ka shënuar një histori të re e që me kalimin e kohës do të vërtetohet si vendim i drejtë dhe sistem efikas. “Ai gol i Lampardit ishte një moment kyç dhe më bëri të them ‘Nuk duhet që diçka e tillë të ndodhë sërish në Kampionatin e ardhshëm botëror. Ne mund të themi se kjo është një ditë historike për futbollin ndërkombëtar” tha Blater.

‘Goli’ i Lampardit erdhi kur Anglia ishte në disavantazh 2-1 kundër Gjermanisë, e në fund humbi 4-1. Së fundmi është shfaqur një tjetër incident i ngjashëm. Gjatë Euro 2012, futbollisti ukrainas Marko Devic iu mohua një gol kundër Anglisë në sfidëne Grupit D.

“Në vjeshtën e vitit 2010, ne i filluam testet dhe tani jemi gati. Jam njeri i lumtur për këtë që kemi bërë. Objektivi është për Botërorin 2014 por ne tani kemi një sistem që është në dispozicion edhe për të tjerët” tha kreu i FIFA.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 25°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme