• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Prandelli rikthen sistemin e vjetër të formacionit

Publikuar: 27.06.2012 - 15:55

Milano, 27 qershor - Pa Ignacio Abaten e Milanit, por me rikuperimin e mbrojtësit, Giorgio Chiellinit, trajneri italian, Cesare Prandeli kishte menduar të ndryshonte modulin duke rikthyer 3-5-2, por mesa duket milanisti do të jetë normalisht në fushë. Për këtë arsye skema kundër Gjermanisë pritet të jetë sërish 4-3-1-2. Mbrojtja mund të jetë sërish ajo e njëjta me Anglinë, por dyshimi i teknikut është hedhja në fushë e Chiellinit në të majtë, në vend të Balzaretit, apo në qendër në vend të Bonuçit. Gjithsesi, ideja e parë është edhe ajo më e mira, sepse Bonuci-Barzagli dhe Chiellini në të majtë do të ofronin një siguri më shumë, me Abaten sërish në të djathtë, duke qenë që Maggio është i shkualifikuar. Ndërkohë, në mesfushë Pirlo dhe Marchisio janë të pazëvendësueshëm, ndërsa me De Rossin e rikthyer, Montolivo dhe Thiago Motta (ky është favorit) do të luftojnë sërish për një fanellë titullari, edhe pse Diamanti mund të jetë një risi e madhe. Ndërkohë, sulmi do konfirmohet me Cassanon dhe Balotellin.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CMe riga tė lehta shiu
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CShi
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu