Italia gjysmëfinaliste e katërt, e pret Gjermania

Artikujt tjerė
- Miti i "Ndeshjes së vdekjes"
- Blanc mbron strategjinë që solli humbjen
- Spanjën e pret kundërshtari i njohur mirë, Ronaldo
- "Tiki-Takanaccio" e Spanjës e mërzitshme, por efektive
- Spanja "e lodhur" do të ketë punë të vështirë në gjysmëfinale
- Robben i papëlqyer në kampin holandez
- Italia gjysmëfinaliste e katërt, e pret Gjermania
- Pirlo: Anglezët janë shumë të parashikueshëm, do tiu marrim masën
- Analizë: Italia apo Anglia do të përballet me Gjermaninë?
- Messi: Reali dhe Chelsea nuk kënaqin publikun
Kiev, 24 qershor Italia është gjysmëfinalistja e katërt e Evriopianit 2012. Pas 120 minutave lojë, ndeshja përfundoi pa gola, kështu që fituesi u desh të përcaktohet me penallti.
Italianët ishin më të suksesshëm, duke realizuar katër nga pesë penallti, derisa anglezët shënuan vetëm dy gola, ndërsa penalltinë e pestë as që u nevojit ta ekzekutojnë pasi edhe sikur të jepnin gol, Italia do ta fitonte 4:3. bollistëve të Italisë dhe me dy raste mjaft të mira për De Rossin, Balotellin dhe Montolivon, por pa rezultat.
Duke e parë epërsinë e italianëve në fushë dhe tërheqjen e lojtarëve të tij në mbrojtje, Roy Hodgson në minutën e 60 vendosi të bëjë dy ndërrime. Në vend të Milnerit dhe Welbeckut, ai futi në lojë dy sulmues më të avancuar, Andy Carollin dhe Theo Walkottin dhe kjo rezultoi me një baraspeshë më të madhe në fushë.
Duke shkuar nga përfundimi i 90 minutave të ndeshjes, futbollistët anglezë patën më shumë nga loja, por pa raste të mira shënimi, madje në kohën shtesë, përkatësisht në fillim të minutës së 93. Rooney pati një rast të mirë, mirëpo, gërxhorët e tij përfunduan lartë mbi portën e Buffonit.
Loja përfundoi pa gola, kështu që tashti do të luhen vazhdimet 2 herë nga 15 minuta, ndërsa po qe se rezultati edhe atëherë mbetet baras, atëherë fituesi dhe gjysmëfinalisti i katërt do të përcaktohet me penallti.







