Villas-Boas: Nuk do të shkoj në Tottenham

Artikujt tjerė
- Villas-Boas: Nuk do të shkoj në Tottenham
- Tifozët madridlen kundër blerjes së Modriqit
- Bernie Ecclestone mund të përfundoj në burg
- River Plate kthehet në elitën argjentinase
- Soldado vazhdon kontratën me Valencian
- Cristiano Ronaldo fiton 92 mijë euro në ditë
- Vieira pret që Balotelli ta dëshmojë veten si njeri
- Samir Nasri shanë gazetarët
- Postiga jashtë "Euro 2012"
- Kërcasin grushtet në kampin portugez
Lisbonë, 24 qershor Trajneri portugez i futbollit, Andre Villas-Boas ka mohuar shkrimet gjoja se ai ka arritur marrëveshje me Tottenham Hotspurs për të marrë funksionet e menaxherit në këtë ekip dhe për ta pasuar në këtë post, Harry Redknappin, e shkarkuar kohë më parë.Strategu i ri, i cili është pa punë që nga muaji mars i këtij viti, kur ai u shkarkua nga pronari i klubit londinez të Chelseat, Roman Abramovich, tha se nuk ka negociuar me zyrtarët e klubit londinez.
"Ishte e gjitha një gënjeshtër, nuk ka pasur negociata", tha Villas-Boas për gazetën portugeze "O Zogo".
Villas-Boas ka qenë asistent i Jose Mourinhos, para se të merr rolin e trajnerit të Portos, me të cilin ekip jo vetëm që fitoi kampionatin dhe Kupën e Portugalisë, por u shpall edhe kampion i Europa League, ku më pastaj kaloi në radhët e Chelseat.
Për shkak të rezultateve të dobëta, ai u shkarkua më 4 mars dhe pasardhësi i tij, Roberto Di Matteo ka fituar Kupën FA të Anglisë dhe Ligën e Kampionëve.









