Kompanitë e basteve: Spanjë-Gjermani, në finale

Artikujt tjerė
- Kompanitë e basteve: Spanjë-Gjermani, në finale
- Francezët e frustruar mundohen t'i ulin tensionet
- Euro 2012: Sonte takimi Gjermani-Greqi
- Portugalia, gjysmëfinalisti i parë
- Messi: Në Real Madrid, për asnjë çmim
- Juventusi i ka shpallur luftë Interit
- Shweini i lodhur, mediat e kryqëzojnë
- Capello, trajneri i ri i Tottenhamit?
- Mourinho për trajnerin e Romës: Kush është ky Zemani!?
- Zyrtare: Julio Velázquez, trajner i ri i Villarealit
Kiev, 21 qershor Spanja është cilësuar si favoritja kryesore për të fituar Kampionatin Evropian nga kompanitë e basteve, e kuotuar me koeficientin 2.85. Pas saj, me një diferencë të vogël, vjen Gjermania, në kuotën 3.45.
Në fakt, këto dy kombëtare u parashikuan si pretendentet kryesore që në fillim të edicionit dhe paraqitjet që zhvilluan nuk zhgënjyen në pritshmëri. Pas tyre vijnë Anglia e Italia, respektivisht me koeficientin 8.5 dhe 9, por që, në fakt, në gjysmëfinale shkon vetëm njëra, pasi kanë një duel direkt. Franca e Portugalia në bastore kanë koeficientin 10, edhe pse luzitanët janë ndjeshëm favoritë për të kaluar në gjysmëfinale, pas ndeshjes së sontme me Çekinë. Çekia e Greqia do rezultonin blofe, pasi respektivisht paguhen me koeficientin 45 dhe 55.
Kampionët në fuqi të Evropës dhe botës, sipas kompanive të basteve janë të favorizuara në duelin gjysmëfinale me Francën, por edhe në atë gjysmëfinal (siç pritet), kundër Portugalisë dhje kësisoj të depërtojë në finale, ku mendohet se do të takohet me Gjermaninë.
Për specialistët e basteve, skuadra e Joachim Löwit nuk do ketë asnjë vështirësi ndaj Greqisë në çerekfinale, ndërkohë që në gjysmëfinale ka më shumë gjasa që të përballet me Anglinë, sesa me Italinë. Gjithsesi, në raport me secilën prej tyre, pancerët janë gjithashtu favoritë për të fituar, duke siguruar një biletë që i çon në finale të Euro 2012.








