• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Kurdisjet në Itali, dënohen 21 klube dhe disa lojtarë

Publikuar: 19.06.2012 - 21:43

Romë, 19 qershor - Vendimi i Komisionit Disiplinor është bërë publik për mediat gjatë ditës së djeshme nga federata italiane e futbollit. Komisioni ka konfirmuar pjesërisht kërkesat e Prokurorisë së Përgjithshme. Si rrjedhojë, klubi që është dënuar më së tepërmi nga kryeprokurori Stefano Palaci ka qenë Albinoleffe, që do të luajë në divizionin e parë. Klubi bergamask do ta nisë sezonin me -15 pikë. Ndër klubet e tjera të dënuara figuron edhe Reggina, e cila përfiton një ulje të dënimit nga -6 pikë në -4, Piacenza nga -19 pikë në -11, Monca nga -6 në – 5, Ankona nga -10 në -8, Padova -2, Empoli -1 të gjitha klubet e lartpërmendur kanë përfituar ulje të dënimit, meqenëse kanë bashkëpunuar me organet e Prokurorisë së Përgjithshme për zbardhjen e hetimeve. Vetëm me gjoba ka dënuar Komisioni Disiplinor klubet si Sampdoria, Siena dhe Spezia. Kujtojmë që klubi i Pescarës, si dhe klubet e lartpërmendur janë shpallur fajtore me motivimin e shkeljes së detyrës nga anëtarët e saj. Ndërkohë, Komisioni Disiplinor ka përjashtuar për 5 vjet nga çdo lloj aktiviteti sportiv Alesandro Zamperinin, Mario Cassanon, Luiggi Sartorin dhe Nikola Santonin. Në total janë 33 futbollistët e dënuar (pa llogaritur ato që kanë bashkëpunuar me drejtësinë). Në këtë listë spikat emri i Nicola Ventolës 3 vjet e 6 muaj. Ndërkaq prokuroria ka liruar për mungesë provash shqiptarin Rijat Shalan, Luiggi Cansoni, Aqile Koser dhe Mauricio Sari. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell