• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Suedia e pamotivuar, Franca favorite absolute

Publikuar: 19.06.2012 - 19:53

Kiev, 19 qershor - Franca do të kërkojë tri pikë për t’u kualifikuar në çerekfinale si kryesuese e grupit, ndërsa përballë do të ketë Suedinë, e cila është eliminuar ndërkohë.Analizë/ Franca - Trajneri Laurent Blanc pritet të bëjë disa ndryshime dhe, në fakt, ka në dispozicion futbollistë të shkëlqyer. Duke u dhënë shansin disa lojtarëve që nuk u aktivizuan në dy ndeshjet e para, Franca do të zbresë në fushë sërish me një dëshirë të madhe për fitore dhe për të dhënë maksimumin. Kjo u jep atyre shansin që të jenë në formë të mirë, aq sa mjafton për të bërë diferencën ndaj suedezëve.

Analizë/ Suedia - Nuk do të jenë nën presion, pasi nuk kanë asgjë për të humbur. Kjo mund t’u japë shansin që të realizojnë një ndeshje mjaft të mirë dhe të mos dalin pa pikë nga ky kampionat. Gjithsesi, demotivimi i tyre është aq i madh, sa vështirë që do ta lejojë Suedinë për të dhënë maksimumin në fushë.

Parashikimi - Franca ka treguar se është një nga pretendentet kryesore të kësaj gareje, për vetë stabilitetin në lojën që zhvillon. Kundër një Suedie që ka probleme në mbrojtje, “gjelat” pritet që të shënojnë më shumë se një herë. Gjithsesi, ajo që duket më bindëse është pikërisht fitorja e djemve të Laurent Blanc.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell