Heitinga pret favorin e premtuar nga Gjermania

Artikujt tjerė
- Heitinga pret favorin e premtuar nga Gjermania
- Arsenal i vendos çmimin e shitjes Van Persiet
- Inter ofron 10 milionë euro për mbrojtësin e Cityt
- Xavi: Spanja dhe Italia në çerekfinale
- Villas-Boas pasardhës i Redknappit në Tottenham
- Podolski premton lojëra më të mira
- Irlanda me ekipin më të fortë kundër Italisë
- Guti mund të kaloj në West Ham
- Barcelona fiton El Classicon, mbron titullin
- Advocaat: Është dashur që të fitojmë
Kiev, 17 qershor Mbrojtësi i Përfaqësueses së Holandës, John Heitinga, është i bindur se Gjermania do ta mposhtë Danimarkën në ndeshjen e fundit të Grupit B. Holanda për të avancuar në çerekfinale i duhet ta mposht Portugalinë me dy gola epërsi dhe të shpresojë që gjermanët të triumfojnë përballë danezëve. Mirëpo, Heitinga insiston se kualifikimi varet vetëm nga Holanda, pasi gjermanët u kanë premtuar atyre fitoren karshi Danimarkës. "Ne lirisht mund të llogarisim në Gjermaninë dhe krejt çka duhet të bëjmë është fitorja me dy gola kundër Portugalisë", u shpreh Heitinga. "Gjermanët na kanë premtuar se do ta mposhtin Danimarkën për të na ndihmuar. Këtë premtim na e kanë dhënë menjëherë pas ndeshjes".








