• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Anglia bën kthesë, suedezët eliminohen

Publikuar: 15.06.2012 - 22:54

Kiev, 15 qershor – Ndeshja e dytë e sotme e Grupit D, ndërmjet Anglisë dhe Suedisë përfundoi pa fitues, me rezultat 2:2.

Në pjesën e parë kombëtarja e Anglisë ishte skuadër më e mirë dhe kjo rezultoi me golin e qendërsulmuesit Andy Carol në minutën e 23-të. Mirëpo, pjesa e dytë filloi furishëm. Në përpjekje për të kthyer rezultatin Suedia së pari barazoi në 1:1 (minuta 49), pas autogolit të mbrojtësit të majtë të Anglisë, Glan Johnson, ndërsa pas 10 minutash, në minutën e 59-të shënoi edhe golin e dytë nga afërsia prej 5 metrave, nëpërmjet qendërmbrojtësit suedez, veteranit Mellberg.

Por, nuk përfundoi me kaq. Sulmuesi i Arsenalit, Theo Walkott dëshmoi se pa të drejtë është mbajtur në bankën e rezervistëve nga ana e trajnerit të kombëtares së Anglisë, Roy Hodgson. Me një goditje të fuqishme dhe befasuese nga mbi 20 metra, Walkott e barazoi rezultatin në 2:2 në minutën 64, vetëm tre minuta pasi hyri si zëvendësues i Millnerit.

Loja më e mirë e Anglisë dhe e Walkottit u kurorëzua edhe me golin e tretë, të cilin e realizoi Danny Welbeck me mjeshtëri të madhe nga afërsia, por pas depërtimit të suksesshëm dhe pasimit të Walkottit.

 

Komente (1)

genti 16.06.2012/10:38

I nderuaar ndeshjen e ka fituar anglia te jesh me i kujdeseshum se per me dal me pi kafe ke kohe mus u ngut

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme