• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Ukraina me probleme, por i marrin pikë Suedisë

Publikuar: 11.06.2012 - 18:20

Kharkovë, 11 qershor - Luajnë në fushën e tyre, por as vetë nuk besojnë te një rezultat pozitiv. Vetë trajneri Oleg Bloghin e ka pranuar se Ukraina ka shumë probleme para ndeshjes kundër Suedisë. Nga ana tjetër, Ibrahimoviq me shokë synojnë të befasojnë në Evropian dhe për të siguruar kualifikimin, nuk duhet ta diskutojnë kualifikimin ndaj ukrainasve. Gjithsesi, duket e vështirë që vendësit të zhgënjejnë.Ukraina: U mungon talenti dhe një futbollist që të bëjë diferencën. Gjithsesi, Ukraina luan në shtëpi dhe do të jetë maksimalisht e motivuar për t’ia dalë në ndeshjen e parë. Pavarësisht vështirësive, ata kanë lojtarë me eksperiencë dhe të përgatitur fizikisht. Pritet që t’i përballojnë me sukses tentativat e kundërshtarit për të shënuar, pasi dinë të mbrohen shkëlqyeshëm në bllok.

Suedia: Të shpejtë dhe me Ibrahimoviqin, Suedia është një pretendente serioze për të kaluar grupin. Gjithsesi, ata kanë treguar se vuajnë ndaj ekipeve që mbrohen me të gjitha forcat dhe e vetmja shpresë u mbetet te këmbët e Zlatanit. Janë më superiorë në aspektin kualitativ, por nuk do të jetë aq e lehtë sa pritet. Parashikimi Ukraina ka shansin e vetëm për të mos zhgënjyer në fazën në grupe, pasi përballet me Suedinë. Dy ndeshjet e tjera janë ndaj Anglisë dhe Francës. Si rrjedhojë, vendësit do të tentojnë me të gjitha mënyrat për të mos dalë pa pikë nga fusha e lojës dhe duke i kushtuar rëndësi motivimin dhe përgatitjes së lartë fizike, ata pritet që t’ia dalin mbanë. Suedia nuk parashikohet që të fitojë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 18°CI kthjellėt
Tiranė 18°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell