Ibraimi vazhdon kontratën me Mariborin

Artikujt tjerė
- Ibraimi vazhdon kontratën me Mariborin
- Renova fiton Kupën e Maqedonisë
- Dinamo pret gola nga Beqiraj
- Xhemajli lojtar i mirë në mbrojtje dhe sulm
- Renova në finale të Kupës së Maqedonisë
- Hasani do të luaj me Werderin dhe Stutgartin
- Petroviq, gjuajtësi më i mirë në histori të New Jerseyt
- Shkëndija po i afrohet kreut
- Berati edhe për dy vite tjera në FC Zuerich
- Di Matteo merr leksione nga Arrigo Sacchi
Sulmuesi shqiptar nga Maqedonia, Agim Ibraimi, ka vazhduar edhe për dy vjet kontratën me kampionin e Sllovenisë, Mariborin. Kontrata e vjetër i përfundonte në maj të vitit 2013, ndërsa sipas kontratës së re, Ibraimi në Maribor do të qëndrojë deri në vitin 2015. "Nuk kemi pasur dyshime, jemi pajtuar shpejt", ka thënë drejtori sportiv i Mariborit, Zlatko Zahoviq. "Jam shumë i lumtur që drejtuesit e klubit më besojnë. Nuk kam dyshime se së bashku do të vazhdojmë me suksese", ka thënë Ibraimi. Maribori ditë më parë fitoi titullin e dhjetë të Sllovenisë.









