Përleshen tifozët serbë e malazezë (video)

Artikujt tjerė
- Përleshen tifozët serbë e malazezë (video)
- Gulit: Çka pret UEFA, serbët të dënohen ashpër për racizëm
- FIFA kërkon masa të rënda ndaj Serbisë
- K.B. Liria dëmtohet nga referimi në Pejë
- Viktima e racizmit serb: Tifozët serbë nuk ndryshojnë
- UEFA, mundësi për përjashtim të futbollit serb nga të gjitha garat
- Anglia kërkon suspendimin e Serbisë
- Ibraimi, shqiptari që përçau keq Serbinë
- UEFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë
- Serbët në Shkup me flamur grek Policia ua morri
Podgoricë, 22 tetor - Nëntë persona janë lënduar mbrëmë në kryeqytetin e Malit të Zi Podgoricë gjatë përleshjes midis disa tifozëve para fillimit të ndeshjes së basketbollit nga Liga e Adriatikut midis ekipit vendor të "Buduqnost" dhe ekipit nga Beogradi "Partizan".
Policia malazeze informon se gjatë incidentit me lëndime më të lehta kaluan gjashtë tifozë dhe tre policë, të cilëve u është dhënë ndihmë mjekësore në Departamentin e emergjencës në Qendrën klinike në Podgoricë.
Mediat e Podgoricës lajmëruan se policia ka arrestuar pesë pjesëmarrës në këtë përleshje, por ky informacion tani për tani nuk është konfirmuar nga burimet policore.
Mediat lajmërojnë se përveç përleshjes në sallën sportive, janë regjistruar edhe incidente në disa lokacione nëpër Podgoricë. Gjatë incidentit ishin thyer xhamat e disa automjeteve, midis të cilëve edhe të policisë.
Sipas mediave të Malit të Zi, incidentin e kanë shkaktuar tifozët e "Partizan"-it, të cilët me këngë i kanë provokuar mbështetësit e "Buduqnost"-it.
Ndeshja nga xhiroja e 5-të e Ligës së Adriatikut në fund u luajt me vonesë prej 30 minutave, ku mysafirët nga Beogradi fituan 81:62.









shaban22.10.2012/10:41
Copa u bofshin