• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Modriq nesër në Real me rrogë javore 150 mijë euro!

Publikuar: 26.08.2012 - 20:32

Zagreb, 26 gusht – Informatat më të reja nga Londra dhe Madridi ofrojnë përfundimin e telenovelës së kalimit të lojtarit kroat nga Tottenhami në Real Madrid. Sipas këtyre informatave, të hënën ai do të duhej të nënshkruajë kontratën me madrilenët dhe nga stadiumi White Hart Lane ai do të transferohet në Santiago Bernabe. Ndonëse shifrat në rastet e transferove të tilla janë të mbështjella me vellon e mjegullës, ka rrjedhur informata se Reali do t’i japë klubit londinez 42 milionë euro, si dhe bonuse në vlerë prej 5 milionë euro gjatë tre vjetëve të ardhshëm, në varësi nga efektiviteti që kroati do të tregojë në Real. Modriq, ndërkaq do të përfitonte 150 000 euro në javë (në Tottenham rroga e tij javore ka qenë ‘vetëm’ 60 mijë euro), që do të thotë se për një vit ai do të fitojë 7.2 milionë euro.

Pas Robert Prosineçkit, Davor Shkerit dhe Robert Jarnit, ai do të jetë futbollisti i katërt kroat që do të luajë në fanellën e ekipit mbretëror.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CShi i lehtė
Tiranė 17°C
Shkup 20°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu