• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqipëria mposhtet nga Islanda

Publikuar: 12.10.2012 - 21:23

Tiranë, 12 tetor – Kombëtarja e Shqipërisë u mposht sonte nga Islanda, në xhiron e tretë të eliminatoreve për botërorin Brazili 2014. Në pjesën e parë shqiptarët dominuan në fushë dhe ishin më të mirë se kundërshtarët, mirëpo, në minutën e 19-të, pas një pakujdesie në mbrojtje, Bjarnason shënoi nga afërsia golin e epërsisë për Islandën.

Kjo i mobilizoi lojtarët e Shqipërisë që të kërkojnë edhe më me ngul golin dhe në minutën e 29-të Edgar Çani barazoi rezultatin. Meritat kryesore për këtë i shkojnë Mehës, i cili depërtoi në krahun e djathtë dhe me një pasim shumë preciz e gjeti Çanin në 3-4 metra largësi nga porta e Islandës, i cili nuk e pati aq vështirë ta realizojë golin e barazimit.

Nga fundi i pjesës së parë, fusha në stadium u bë pothuajse e papërdorshme. Shiu i cili kishte filluar që para takimit dhe zgjajti gjatë gtërë lojës, disa minuta para fundit të pjesës së parë u shndërrua në rrebesh aq të fuqishëm sa mezi vërehej se [ka po ndodhë në fushë.

Kjo ishte edhe arsyeja që arbitrit finlandezë e shtynë fillimin e pjesës së dytë për plotë 20 minuta.

Mirëpo, shiu nuk pushoi as në pjesëlojën e dytë dhe topi mezi qarkullonte ve[mas te pasimet e shkurtra.

Shqipëria pati edhe disa raste të mira për shënim, mirëpo, pak fati e pak terreni i vështirë për lojë pamundësoi sulmuesit për të realizuar golin e dytë.

Kur më së paku pritej, në minutën e 81-të, nga gjuajtja e lirë prej afro 22 metrave Sigurdsson shënoi golin e dytë për mysafirët.

Megjithë forcimin e sulmit me futjen në lojë të Hamdi Salihit, kurse nga minuta e 84-të edhe të Erjon Bogdanit (ky e zëvendësoi Çanin) shqiptarët nuk ia dolën të shënojnë të paktën golin e barazimit dhe kështu mbeten me vetëm një trepikësh të fituar në ndeshjen e parë të eliminatoreve kundërQipros.

Pos kësaj ndeshje, deri tash kanë përfunduar edhe dy takime të grupit B, Çekia ka fituar kundër Maltës 3:1 e me po këtë rezultat fitoi edhe Italia kundërArmenisë, por si mysafire.

Në grupin F Rusiae ka mundur Portugalinë 1:0, kurse në grupin I, Finlanda dhe Gjeorgjia përfunduan takimin me rezultat baraz 1:1.   

 

Komente (5)

loriku AL13.10.2012/14:41

per marre te zotit qysh nuk i vjen turp armand dukes e de biasit duhet me dhan dorheqje djemt nuk kan faj mesfusha kerkah e aj lujke me tre sulmues edhe amatori nuk do ta bente ket gabim portieri duhet te ndrrohet qdo ndeshje perserit gabimet ju lutem spordasheve shqiptar te nderhujne ti rregullojn gjerat sa nuk i kan humbur shikuesit

Migrena prej Sportit12.10.2012/23:56

Eh moj Shqipri, moj shqipri. Per skuadren e Islandes lujn p.sh. nje postier, nje murator, nje blegtor apo nje mjek. Eshte nje skuader e perber prej banorve te thjesht vullnetar, kurse keta t'tanet janë lojtar qe luajn neper ligat me te forta evropiane dhe prap humbin nga nje skuader siq eshte Islandapa me te voglin nenqmim per Islandezet, kompliment per leksionin e moralit
Djem, jeni te dobet ne kombtare, ju mungon morali dhe ndjenja per fitore!

trimoriasi12.10.2012/21:45

moza ma keq ,per ket kombtare qe njeher nyk na gezoi deri kur ma me keto deshtime ,qka presim ma prek ksaj kombtare ,nuk kan faj talentat shqiptar qe luajn neper perfaqsuese te huaja ,ku me lujt me ket federat te deshtuar totalisht te shqipris

gazi12.10.2012/21:43

Te ligit gjithqka i bon vaki.

Atdheu12.10.2012/21:37

U lodhen me olimpikun...menduan se edhe Islandezet jan si olimpiku.
Doreheqje e matrapzit duka. trajnerit qe erdhi te beje pervoje ne Shqiperi dhe te gjithe lojtaret Kurbetcar.

1000  Karaktere
Prishtinė 18°C
Tiranė 18°CKryesisht me vranėsira
Shkup 21°C
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu