Ekipet gjermane pas Armando Sadikut

Artikujt tjerė
- Ekipet gjermane pas Armando Sadikut
- Tifozët Kuq e ZI: Të ndërrohen fanellat e Kombëtares
- Kasami aktivizohet në fitore
- Sadiku e Nushi shënojnë në Kupën zvicerane
- Peshëngritja shpëton me gjobë
- Peshëngritësja Begaj ndërron flamurin shqiptar me të huaj?
- Meha u gëzohet dy paraqitjeve bindëse me Shqipërinë
- Duka "ndërron mendje" për shqiptarët e Zvicrës
- Hajvalia e Medës barazon me Partizanin e Tiranës
- De Biasi: Zvicra, Sllovenia e Norvegjia janë favorite
Lugano, 20 shtator - Armando Sadiku mund të transferohet në janar ose në fund të këtij viti drejt një skuadre gjermane.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat zvicerane, sipas të cilave sulmuesi shqiptar po kërkohet me ngulm nga dy klube gjermane, por nuk është specifikuar nëse bëhet fjalë për ekipe të Bundesligës 1 apo të Bundesligës 2.
Sulmuesi 23-vjeçar u transferua këtë vit te skuadra e Luganos në Kategorinë e Dytë zvicerane dhe deri tani ka shkëlqyer. Ai firmosi një kontratë trevjeçare me këtë klub, ku do të përfitojë afro 166 mijë euro në muaj. Sadiku ka realizuar shtatë gola deri më tani me fanellën e Luganos, dy prej të cilëve në kupë. Ecuria e mirë e tij ka tërhequr vëmendjen e klubeve gjermane që tu matin pulsin drejtuesve të Luganos duke shfaqur interesim konkret. Sipas medias lokale, krerët e klubit zviceran kanë qenë të hapur për bisedime, duke pritur oferta për lojtarin. Gjatë afatit kalimtar të verës për sulmuesin e Kombëtares shqiptare pati interesim nga disa klube, ku nuk mungonin edhe ato gjermane. Mirëpo, siç raporton sport, futbollisti refuzoi të firmoste për ndonjërën prej tyre, pasi i trembej faktit që mund të përfundonte në stol. Pata ofertë edhe nga klubi i Torinos, madje më joshte shumë ideja se mund të luaja në Serinë A, por refuzova, pasi kisha frikë se mund të qëndroja gjatë në stol dhe kjo mund të më pengonte në të ardhmen. Preferoj një klub ku të mund të luaj sistematikisht, pati thënë sulmuesi i përfaqësueses shqiptare kur u transferua te Lugano.










Arbeni zvicerr20.09.2012/12:25
Nuk mendoj qe merr 166'000 muaj por mendoj ne vit... Lugano gjindet ne challenge league liga 2
Para 45 vite lojtari ma i paguar ne Super league mirrte diku 70'000 franga...