Tifozët Kuq e ZI: Të ndërrohen fanellat e Kombëtares

Artikujt tjerė
- Ekipet gjermane pas Armando Sadikut
- Tifozët Kuq e ZI: Të ndërrohen fanellat e Kombëtares
- Kasami aktivizohet në fitore
- Sadiku e Nushi shënojnë në Kupën zvicerane
- Peshëngritja shpëton me gjobë
- Peshëngritësja Begaj ndërron flamurin shqiptar me të huaj?
- Meha u gëzohet dy paraqitjeve bindëse me Shqipërinë
- Duka "ndërron mendje" për shqiptarët e Zvicrës
- Hajvalia e Medës barazon me Partizanin e Tiranës
- De Biasi: Zvicra, Sllovenia e Norvegjia janë favorite
Tiranë, 19 shtator - Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi njoftoi mediet se kërkon nga organet kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë.
Ndeshja e zhvilluar në Luzern, kundër Zvicrës si mysafir, ishte ndeshja e parë që u ekspozuan këto fanella, dhe si të tilla, përveç logos në gjoks, me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë, vlerëson ky grupim.
Andaj, si kërkesë të tillë duhet ta shqyrtoni në kohë sa më të shpejtë, duke i ndërruar ato, në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi shumë shpejt do të dalin me hapa të mëtejshëm, pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafir, thuhet në këtë njoftim, për të përfunduar se askush nuk mund t'i përdhosë ngjyrat që na identifikojnë neve si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara.


bukii20.09.2012/09:02
Bash jom qudit qysh nuk reagojshin deri sot tifozat kunder ktyne fanellave, po shiqyr ma n'fund paskan reagu. Ma mir von se kurr..









miki20.09.2012/11:40
Ma mir kishte me qen me reagu kunder perdhosjes se simboleve kombetare, nga F SH F se sa ndaj djelmoshave 19 vjeqar qe luajten per komb.e zvicrres pa fajn e tyre, ku i kan shty edhe me qajt.........