• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Ndryshon formacioni, do luhet me një sulmues

Publikuar: 11.09.2012 - 16:39

Luzern, 11 shtator - Gianni De Biasi mendon të luajë me një sulmues sot kundër Zvicrës. në stadiumin “Swissporarena” të Luzernës. Gjatë stërvitjes së fundit dje pasdite, që zgjati më pak se 30 minuta, ai preferoi të mos zbardhte asgjë, duke urdhëruar skuadrën që të bënte vetëm ushtrime të përgjithshme dhe ushtrime me topin, pa përcaktuar se kush do të luante. Arsyeja? Nuk donte që t’i spiunonin skemën. Madje për këtë arsye nuk lejoi që të futeshin në stadium as 150 tifozët shqiptarë që ishin të interesuar, pasi dyshonte se mes tyre mund të kishte edhe “spiunë” të Zvicrës.

Në portë, siç raporton panorama sport, pritet të jetë Samir Ujkani, edhe pse bëri një ‘gafë’ në ndeshjen kundër Qipros. Në të djathtë Dallku, ndërsa në qendër dyshja Cana-Mavraj. Në të majtë Andi Lila.

Në mesfushë do të luajë Ansi Agolli në të majtë, që do të alternohet me Lilën në fazën mbrojtëse dhe sulmuese. Në qendër do të jenë dyshja Kukeli e Bulku, ndërsa në të djathtë Vila.

I avancuar në qendër, gati si sulmues i dytë, do të jetë Meha. Eksperiment më vete edhe ky, pasi roli natyral i lojtarit është mesfushor anësor që depërton në qendër.

Gjithsesi, De Biasi e ka ndarë mendjen dhe Meha pritet të luajë si mesfushor i avancuar pas sulmuesit të vetëm.

Sipas një logjike të ftohtë duhet të luajë Bogdani, sepse ka më shumë eksperiencë dhe e bën repart i vetëm, por De Biasi ka edhe Sadikun në mendje. Motivi është i thjeshtë: Sadiku ka më shumë rezistencë fizike dhe është në gjendje të përballojë me sukses të paktën 70 minuta lojë me intensitet të lartë. Më pas aktivizohet një mes Bogdanit ose Çanit, që i jep frymëmarrje skuadrës në 20 minutat e fundit. Ky plan rezultoi i suksesshëm edhe në ndeshjen e parë ndaj Qipros.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell