TKZ: Rreth 10 mijë shqiptarë në Swissporarena

Artikujt tjerė
- Duka joprofesionist: Xhakës ti vijë turp!
- TKZ: Rreth 10 mijë shqiptarë në Swissporarena
- Kapllani fitoi me transferimin te Frankfurti
- Debutimi i Mehës dhe i Kukelit, "fitorja" më e madhe e Shqipërisë
- Cana: Në Zvicër do ti bëjmë krenar tifozët shqiptar
- Balla shënon fitoren e dytë si profesionist
- Shqipëria e nisi me fitore, Qipro u mposht 3:1
- Nuk mjaftoi droga, peshëngritësit shqiptar edhe trafikantë armësh
- Cana luan me injeksion
- Zvicra, 12 mijë franga për të mundur Shqipërinë
Tiranë, 9 shtator - Sipas ueb faqes sportive, asport.info, i cili citon burime nga tifogrupi më i madh shqiptar, Tifozat Kuq e Zi, të martën në stadiumin e Luzernit pritet të shënohet një rekord historik sa i përket tifozëve. Do të jenë rreth 10 000 shqiptarë që do të ndjekin në ekipin përfaqësues të Shqipërisë.
Artim Elmazi, njëri nga përfaqësuesit e Tifozave Kuq e Zi ka thënë se përgatitjet janë në përfundim e sipër, pavarësisht shumë problemeve që ata kanë hasur ne drejtues të Federatës dhe me policinë zvicerane.
Përveç tifozëve që vijnë nga Evropa, një pjesë e konsiderueshme pritet të vijnë edhe nga trevat shqipfolëse, ka thënë Elmazi. Ai më tej ka shtuar se gjatë negociatave që kanë pasur me Federatën Zvicerane të Futbollit dhe me policinë e qytetit, janë informuar se këta të fundit presin dyndje shqiptarësh më 11 shtator.
Gjatë takimit me policinë e qytetit dhe me Federatën zvicerane, na është thënë se kjo ndeshje është me rrezikshmëri të lartë, pasi ata presin që ditën e ndeshjes të jenë rreth 10 000 shqiptarë në Swissporarena.
Përfaqësuesi i Tifozave Kuq e Zi ka shprehur gjithashtu edhe pakënaqësi sa i përket Federatës Zvicerane të Futbollit, e cila, sipas tij, nuk i ka ndihmuar fare.
Përveç përkrahjes së Kombëtares në ndeshje me Zvicrën, Elmazi ka thënë në fund se ata si grup kanë organizuar edhe shënimin e 8 vjetorit të themelimit të Tifozave Kuq e Zi.
Ndeshja Zvicër- Shqipëri do të luhet të martën në orën 20:30, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit Brazil 2014.









