Gjokaj firmos dhe debuton për Derbyn

Artikujt tjerė
- Gjokaj firmos dhe debuton për Derbyn
- Basketboll, edhe një humbje e thellë për Shqipërinë
- Mbrojtja, pika e vetme e ndritur e kombëtares
- Basketbollisti Ndoja, regjistron rekord të zi në ndeshje me Zvicrën
- Kuqezinjtë barazojnë në testin final
- Ndeshja me Moldavinë zhvillohet sipas orarit
- Ndeshja e kombëtares shqiptare, me gjenerator
- Hasani pret ta largohet nga Wolfsburgu
- Ndeshjes Shqipëri - Moldavi mund t'i ndërrohet orari
- Kapllani asiston dhe siguron penallti
Derby, 20 gusht - Mbrojtësi shqiptar Valentin Gjokaj ka nënshkruar me skuadrën e kategorisë së dytë angleze, Derby County. Në sajtin zyrtar të Derbyt është bërë e ditur se Gjokaj 18-vjeçar ka firmosur për dy vjet, me mundësi të vazhdimit të kontratës edhe për një vit tjetër. Gjokaj ka shtetësi zvicerane, ndërsa deri në fund të edicionit të kaluar luajti për ekipin e dytë të Luzernit në kategorinë e tretë të Zvicrës. Ai shkëputi kontratën me Luzernin para se të firmoste me Derby Countyn.
Për skuadrën e re Gjokaj debutoi të shtunën, menjëherë pas nënshkrimit. Ai luajti nga minuta e 87-të për Derbyn që në kuadër të javës së parë të "League Championship" barazoi 2:2 me Sheffield Wednesdayn. Gjokaj ka impresionuar trajnerin e Derbyt, Nigel Clough, gjatë tri javëve që i kaloi në prova.









