Peshëngritësi Hysen Pulaku me doping, rrezikon përjashtim nga L.O.

Artikujt tjerė
- Peshëngritësi Hysen Pulaku me doping, rrezikon përjashtim nga L.O.
- Bekim Bala, zyrtarisht lojtar i Sparta Pragës!
- Ujkani: Duhet të pësojmë sa më pak gola
- Duka mund Salihin
- Cikalleshi firmos për Incheon United në Korenë e Jugut
- Zyrtare: Armando Sadiku transferohet te Lugano
- Sa kushtojnë biletat për ndeshjen Zvicër-Shqipëri
- Lecce kërkon kartonin e Memushajt
- Auxerre vëzhgon Gilman Likën
- Një shqiptare bart pishtarin olimpik në Londër
Londër, 26 korrik Pas përjashtimit të Erkand Qerimajt, peshëngritja shqiptare ka marrë një tjetër goditje, këtë radhë vetëm një ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Londër 2012. Sipas informacioneve të ardhura nga Britania e Madhe peshëngritësi i skuadrës sonë përfaqësuese Hysen Pulaku ka rezultuar pozitiv ne testin e anti-doping gjatë kontrolleve të kryera ditën e sotme. Gjithashtu, siç transmeton alb-observer,bëhet e ditur se peshëngritësi i ekipit të Elbasanit, ka pranuar që të bëjë edhe testin B anti-doping dhe në rast se rezulton sërish pozitiv, do të përjashtohet nga Lojërat Olimpike.
Akoma nuk janë saktësuar rrethanat dhe as ka ardhur ndonjë reagim i parë nga peshëngritësi në fjalë megjithatë nga hamendësimet e para mendohet se ai mund të jetë viktimë e papërgjegjshmërisë së Federatës së Peshëngritjes e cila nuk njofton sportistët për vitaminat që duhet të marrin dhe ato që nuk duhen, siç ndodhi edhe në rastin e Qerimajt.









