• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Mediet italiane: Cana, lideri i ri i Lazios

Publikuar: 13.06.2012 - 14:13

Romë, 13 qershor – Shtylla kurrizore e Lazios është ndërtuar. Marcheti midis shtyllave, Klose qëndërsulmues, Dias në mbrojtje, Ledesma organizator, Hernanes për të ndriçuar lojën, Luliç për të vrapuar.

Njeriu që i lidh të gjithë këta është, Lorik Cana. Mesfushori shqiptar, sipas italianes “Corriere dello Sport”, do të marrë përsipër rolin e liderit të Lazios së trajnerit të ri, boshnjako-kroatit, Vladimir Petkoviq.

“Lorik Cana, siç shkruan “Corriere dello Sport’, - ishte shumë i pritur, pati një periudhë të komplikuar në kampionatin italian, ishte i dënuar nga moduli (i ish-trajnerit Edy Reja), qëndroi jashtë fushave për të tre muaj për shkak të dëmtimit, e ri-gjeti veten në Lazio gjatë fund-sezones, duke dëshmuar vlerat e tij”.

Shqiptari është në qendër të projektit të Petkoviçit. Cana dhe Ledesma do të përfaqësojnë thelbin dhe ekuilibrin e skuadrës.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell